Mesazhet e Këlliçit në celularët e qytetarëve, Komisioneri: Dërgimi i sms-ve i paligjshëm, cenohen të dhënat personale! Do të ketë penalizime

11 Maj 2023, 16:24

Dërgimi i mesazheve me mesazh elektoral në celularët e qytetarëve nga partitë politike apo kandidat është i paligjshëm. Me këtë deklaratë, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ka paralajmëruar për penalizime të të gjithë subjekteve zgjedhore që e kanë bërë apo do të vijojnë ta bëjnë një gjë të tillë.