Mesazhi i ambasadorit të Italisë nga Shkodra: Njerëzit duan zgjidhje të problemeve politike, jo dhunë! Tonet e revoltës s'i bëjnë mirë vendit

23 Shkurt 2023, 09:39

“Njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë zgjidhje të problemeve të tyre nga politike dhe jo të përballet me dhunën dhe gjuhën e urrejtjes”. Ka qenë ky mesazhi që ka dhënë nga Shkodra Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci. Ai u shpreh se nevojat e qytetarëve janë shërbimi ndaj tyre, ndërkohë që u shpreh se plotësimi i kushteve për në Bashkimin Europian duhet të jetë objektiv i të gjithë spektrit politike.