Në fund të fjalës së tij gjatë takimit me sipërmarrjen private, kryeministri Edi Rama dha një mesazh të qartë për ata që nuk motivojnë punonjësit me rritje pagash.
“Nuk luhet me punonjësin. Është më i rëndësishëm se vdetura e re, se jahti. Nëse i do të gjitha këto tani dhe kujton se e ke punonjësin aty, do të ndodhi fiks ajo, “më ngordhi gomari kur e mësova të mos hajë” – tha Rama.