Meta: Droni i së vërtetës zbuloi se në Tiranë nuk ka incenerim, por vetëm groposje të mbetjeve! Kryeqyteti paguan dyfishin e Shkodrës

24 Janar 2023, 12:40

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa falënderoi gruan e tij Monika Kryemadhi për denoncimin tha edhe një herë se në Tiranë nuk bëhet incenerim por vetëm grumbullim mbetjesh,

“Në inceneratoriin e Tiranës bëhet vetëm një groposje primitive e mbeturinave. Prokvohet e kundërta e deklaratave mashtruese. Kryeministri tha se procesi në inceneratorin e Tiranës është ekselent por në fakt ka gënjyer. 'Droni i së vërtetës' zbuloi se Tirana nuk ka incenerator por është thjesht një vend grumbullim mbetjesh njëlloj si landfilli i Shkodrës.  1600 lekë të reja për ton në Shkodër, ndërklohë që Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton, duke na e shitur si proces incenerimi por bëhet vetëm groposja. Pa incenerim”, tha Meta.