Meta i pandehur për aferën CEZ-DIA, 'ortaku' i tij kërkon drejtësi! Kërkesa e Kastriot Ismailaj në Kushtetuese

8 Qershor 2025, 14:28 | Përditesimi: 8 Qershor 2025, 14:28

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim më 19 qershor, kërkesën për pafajësi të ish administratorit të kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj. Ai vuajti 11 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ndërsa për këtë çështje është marrë i pandehur edhe Ilir Meta, në një tjetër hetim nga SPAK.

I.M/Shqiptarja.com