Meta ‘kërcënon’: Ne duam ndryshimin më 14 maj me çdo çmim, Rama që vë dorë mbi zgjedhjet ta përcaktojë 'çmimin'

24 Janar 2023, 12:58

Ilir Meta është i qartë në qëndrimin për zgjedhjet e 14 majit. Pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku nëse do t’i njohë apo jo zgjedhjet e ardhshme, disa ditë pasi Berisha tha se nuk do t’i pranonte kurrë ato nëse Rama vijon manipulimet, kryetari i Partisë së Lirisë iu përgjigj se opozita do ndryshimin me çdo çmim më 14 maj dhe sipas tij ‘çmimin’ do ta vendosë Rama ‘që vë dorë mbi zgjedhjet’.