Meta me kandidatin e Rithemelimit në Vorë: Ramës nuk i mjafton vula e PS, do edhe atë të PD-së! Drejt 14 majit shkojmë me fuqi të trefishuara

4 Mars 2023, 20:18

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me Indrit Hoxhën, kandidatin e Rithemelimit për bashkinë e Vorës, ka mbajtur një takim me strukturat e PL-së. Ai komentoi sërish vendimin e gjykatës së Apelit të PD-së të marrë ditën e djeshme, duke thënë se kryeministri Edi Rama përveç vulës së PS donte edhe atë të Partisë Demokratike.