Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, premtoi se Rama do të japë llogari për ccdo aferë sipas tij. Në fjalën e tij në protestë Meta tha se është sot është ora për tu përballuar me një rezistencë pa kthim, me këtë regjim të kalbur dhe hajtur, armik të interes publik.
“Struci i Rilindjes është fshuhur si frikacak i pashoq nga frika e tmetrrshme që ai ka nga përballja me të vërtetat me popullin dhe me dëmet e pallogaritshme që i ka shkaktuar.
Edi Rama e përdori pushtetin për të kapur ccdo gjë. Është i gatshëm të përdor ccdo mafioz të brendshëm dhe ndërkombëtar për të ndenjur disa ditë më shumë në pushtet.
Kjo e McGonigal është afera që ka zbrazur kupën e zemërimit popullor. Edi Rama nuk shpëton dot edhe pse ka braktisur parlamentin prej 3 javësh. Ai do të japë llogari edhe për bllokimin e iniciativave ligjore të opozitës, si ulja e ccmimit të naftës apo rritja e pagave.
Rama kërkon t’i varfërojë shqiptarët. Ai do të japë llogari edhe për bllokimin e komisioneve hetimor etë opozitës në Kuvend. Ai ka tmerr nga të vërtetat e hidhura.
Ai do të japë llogari deri në fund për pengmarrjen e integrimit evropian, këtij interesi të madh mbarëkombëtar. Populli nuk do të lejojë më kurrë që zyra e Kryeministrit të prodhojë mjerim. Shqiptarët protestojnë sot për t’ui dhënë fund dramave familjare”, tha Meta.