Meta paralajmëroi tubim, Petro Koçi: Është president edhe më i keq se Berisha! Ka sjellje partiake e çoroditje mendore

16 Dhjetor 2020, 22:51

Kërcënimet apo paralajmërimet e presidenti Ilir Meta ditën e sotme se do të thërrasë edhe një tjetër tubim si ai i 2 marsit që do të sjellë dhe rrëzimin e qeverisë, për Petro Koçin janë marrëzi të Ilir Metës, i cili po i bën shpesh duke treguar jo vetëm sjellje partiake por dhe çoroditje mendore.  Koçi e ka cilësuan Ilir Metën si presidentin më të keq në vend, edhe më i keq se Sali Berisha, i cili në atë kohë ishte haptazi edhe komandant i PD-së.