Meta prezanton kandidatët e PL-së në Fier dhe Lushnjë: Të mbizotërojë zëri i të rinjve! Atentati i djeshëm në Tiranë, tregues i rritjes së kriminalitetit

13 Mars 2023, 18:24

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur një takim për të prezantuar kandidatët e këshillit bashkiak në Fier dhe Lushnjë. Teksa foli për kandidatët kryesues të listës për këshilltarë bashkiakë të Partisë së Lirisë, Meta tha se kishte si qëllim mbizotërimin e zërit të të rinjve, duke shtuar se vendi po braktisej për shkak se nuk janë ndërmarrë politikat e duhura për të rinjtë.