Meta prezanton Lefter Maliqin në Kuçovë: Rama ka vënë dorë dhe te buka e fëmijëve! Ta ndëshkojmë ‘Rilindjen’ para se ajo të përzërë të gjithë të rinjtë

11 Mars 2023, 19:13

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka prezantuar kandidatin e “Primareve” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqin. Ai u shpreh i bindur se opozita ka zgjedhur kandidatët e duhur, për pasojë thekson se do të dalin fitues në 14 maj.