Meta zbulon pasionin për ping pongun, bën zhytje dhe rrotullim në vend: Ça ishte? Tre pikësh ishte?

28 Gusht, 21:25

JALË - Presidenti i PL-së Ilir Meta duket se po e shijon shumë qëndrimin në Jalë me të rinjtë e LRI.

Në një postim të fundit Meta duket teksa luan ping pong. Në një moment Meta bën një zhytje dhe rrotullohet në vend duke fituar pikën.

Sakaq, i thotë partnerit të lojës: Ça ishte? 3 pikësh? 3 pikësh ishte?