Mila nga 34-vjetori i PS-së i përgjigjet akuzave të Berishës: Flasim në shtator doktor, në arenën ku na kanë votuar njerëzit

19 Qershor 2025, 22:36 | Përditesimi: 19 Qershor 2025, 22:36

Një nga deputetet e reja në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, Sara Mila ka folur për mikrofonin e Report Tv nga festa e 34-vjetorit të Partisë Socialiste. Mila ka dhënë një koment dhe për akuzat që i drejton Berisha si një nga kandidatet që ka marrë vota nga krimi organizuar në qarkun e Elbasanit. Ajo tha ‘Flasim në shtator doktor’, duke lënë të hapur se mes saj dhe kreut të PD-së do të ketë replika në nisje të parlamentit në Shtator.

I.M/Shqiptarja.com