Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

14 Qershor, 19:04 | Përditesimi: 14 Qershor, 19:04

Shqipëria do të organizojë të hënën Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), duke përmbyllur presidencën njëvjeçare nën moton 'Formësojmë të ardhmen tonë evropiane'. Ministri Igli Hasani theksoi se vendi ynë mbetet i angazhuar për të nxitur integrimin evropian të rajonit, në kuadër të këtij forumi me 13 vende pjesëmarrëse.

E.H/Shqiptarja.com