Ministri i Mbrojtjes bashkëbisedim online me përfaqësuesit e Shqipërisë me mision jashtë vendit: Dinjitozë në krah të NATO-s, shtojmë mbështetjen për ushtarakët

30 Dhjetor 2022, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2022-12-30 16:09:25

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një bashkëbisedim online me të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë në misione jashtë vendit. I shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Arben Kingji, Ministri Peleshi i përgëzoi ata për kontributin dhe punën e bërë gjatë këtij viti tejet të ngarkuar për sigurinë dhe paqen në botë.