Ministrja e Financave i përgjigjet Tabaku: Rindërtimi vijon me ritme të shpejta, ka transparencë për përdorimin e fondeve! Thumana ka rilindur

30 Mars 2023, 12:15

Me një foto në dorë ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj tregoi ndryshimet që janë bërë në Thumanë para dhe pas tërmetit. Përgjigja e ministres në Kuvend erdhi pas akuzave të deputetes Jorida Tabaku për abuzimet sipas saj me fondet e rindërtimit. Në fjalën e saj ministrja u shpreh se rindërtimi vijon me ritme të shpejta ndërsa pohoi se të gjitha fondet e rindërtimit janë të tenderuar dhe tashme janë subjekt i KLSH-së.  Ndërkohë sipas ministres nuk ka asnjë detyrim të prapambetur nga fondet e rindërtimit. Ministrja tha se nuk është e vërtetë se nuk ka pasur transparencë për përdorimin e fondeve.