Ministrja e Jashtme rreshton objektivat për 2023: Me Greqinë do të vijojë puna teknike për negociatat për çështjen e ‘Detit’ për pyetjet që do çojmë në Hagë

7 Janar 2023, 14:14

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një konferencë për mediat ka rreshtuar edhe synimet që kjo ministri do të përmbushë për 2023. Në fjalën e saj ministrja u shpreh se do të vijojë puna teknike për përgatitjen për negociatat me Greqinë për arritjen e një kompromisi mbi pyetjet që do t’i shkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me çështjen e kufizimit të zonave detare. Sipas ministres arritja e këtij kompromisi që do të bënte të mundur referimin e çështjes në Gjykatë.