Ministrja Kumbaro nga Vlora: Gati plani i masave për sezonin veror 2025, do të kemi 973 stacione publike plazhi

23 Mars, 14:03

Nga Vlora, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro së bashku me kryeministrin Edi Rama zhvilluan një takim me turoperatorët dhe kryetarët e bashkive bregdetare për përgatitjet për sezonin veror 2025.

Ministrja Kumbaro, teksa foli për planin e masave, sqaroi se këtë vit do të kemi 973 stacione publike plazhi.

“Kemi këtë vit, 973 stacione plazhi publike si asnjë herë më parë, gjithashtu rregullin që në 1 km vijë bregdetare 300 metra të jenë publik. Për të mos qenë vetem ne anën e publikut, sepse investitorët jane motori i zhvillimit, i kemi dhënë prioritet bizneseve me investime serioze akomoduese. Prioritet u është dhene strukturave akomoduese me kategorizim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Nuk ka qenë proces i lehtë, edhe pse është proces i ri. Kemi qenë në komunikim të përjaveshëm edhe me kryerarët e bashkive. Stacionet e plazhit nuk duhet të jenë biznesi kryesor. Biznesi kryesor është turizmi i qëndrueshëm, plazhi është një aksesor për të krijuar eksperienca për turistët. Plani i masave është gati për këtë sezon veror, është ngritur task-forca”, sqaroi ministrja Kumbaro.