Miratimi i propozimit të PS për komisionet hetimore, Tabaku: Dëshmitarë që do thirren me dyer të mbyllura! Pengesë e punës së opozitës

19 Dhjetor 2023, 14:43

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për mediat pas miratimit që PS i bëri propozimit të Ermonela Felajt për ngritjen e komisioneve hetimore. Ajo tha se një ligj i tillë mbron mazhorancën dhe shtoi se thirrja e dëshmitarëve me dyer të mbyllura pengon punën e opozitës për kontrollin parlamentar. Sipas deputetes, ligji aktual i komisioneve hetimore është shumë i mirë nëse mbetet i tillë dhe i shtohen fuqi opozitës e jo të ndodhë e kundërta.