Miratohet buxheti 3.2 mld lekë i bashkisë Shkodër, Spahia: Qeveria na ka lënë në harresë, marrim 7 herë më pak fonde për investime se Korça

28 Dhjetor 2022, 13:51 | Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 16:11

Këshilltarët e majtë të bashkisë së Shkodrës miratuan me shumicë votash buxhetin për vitin 2023 me vlerë 3.2 miliardë lek. Kryebashkiaku i djathtë u kujtoi atyre se qeveria e majtë ka lënë në harresë Shkodrën, duke bërë dhe krahasime me qytetet e tjera. Sipas Bardh Spahisë, në 7 vitet e fundit Shkodra ka marrë 7 herë më pak investime se Korça.

KT/Shqiptarja.com