Mish me spinaq dhe oriz nga zonja Albana

1 Korrik 2022, 12:26

Mish me spinaq dhe oriz              

Përbërësit:

  • 600 gr mish viçi ose qingji
  • 1 kokërr qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 250 gr oriz
  • 700 gr spinaq
  • arrë moskat
  • kripë, piper

Përgatitja:

Në një tigan kaurdisim qepën dhe mishin për disa minuta. Më pas shtojmë lëngun derisa të ziejë. Mishin e largojmë dhe shtojmë në të orizin, spinaqin si dhe pak kopër.

Përbërësit që skuqim tashmë I vendosim në një tavë, në të shtojmë bulion dhe vendosim edhe mishin që e hoqëm nga zierja. Tavën e vendosim në furrë në 180 gradë Celsius për 20 minuta dhe më pas është gati për servirje.