Mish me xhinxhër dhe salcë soje nga Doreada Mio, receta e preferuar e familjes

29 Tetor, 11:21

Mish gici /pule me xhinxhër dhe salcë soje

Përbërësit:

  • 500 gr mish gici/pule
  • 3 cm xhinxhër
  • 1 spec djegës
  • 3 lugë salcë soje
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim në një tigan pak vaj ulliri, një thelpi hudhër, xhinxherin dhe specin djegës të prerë në shirita. Sapo të shpërthejnë aromat hedhim mishin të prerë në kubikë dhe e lëmë derisa të thahet. Ndërkohë në një tas bashkojmë salcën e sojës me mjaltin dhe pak ujë dhe ia shtojmë mishit. Vendosim kapakun, e lëmë për rreth 5 minuta dhe e servirim të ngrohtë.