Mish qingji me qepë të njoma dhe kumbulla
Përbërësit:
- 1 kg mish qingji
- Pak miell per të lyer mishin
- 2 lgj vaj ulliri
- 800 gr qepë të njoma
- 1 fk oriz
- 1 dorë kumbulla të thata
- 3-4 thelpinj hudhër
- Nenexhik, koper, majdanoz
- Kripë, piper i zi
- Piper kokërr jeshil
Përgatitja:
Mishin e pudrosur me pak miell e kaurdisim në yndyrë, më pas shtojmë ujë derisa mishi të mbulohet dhe pak kripë.
Qepët e njoma pasi i kemi pastruar i presim në rrethore të imta. I shtojmë në tenxhere për t'i kaurdisur dhe presim sa të ulet volumi. Më pas rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike. Shtojmë kumbullat që u kemi bërë disa prerje dhe orizin që e kemi shpëlarë. E vendosim masën në tavë, copat e mishit sipër dhe lëngun e mishit. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.