Moderatori i “Shtypi i Ditës dhe Ju” vaksinohet dhe bën apel: Mbroni shëndetin, bëjeni edhe ju

18 Gusht 2021, 09:25

Moderatori i emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv është vaksinuar kundër Covid-19. Andi Kapxhiu ndau me teleshikuesit e programit historinë e tij me Covid-19 dhe i bëri apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen si një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve.