'Mos u angazhoni me non grata' Ambasada e SHBA-së: S'ndryshojmë qëndrim për Berishën! Në një zë me BE-në: Zgjidhni Avokatin e Popullit

21 Shtator 2023, 13:24

Konfliktet brenda PD-së po bëjnë të pamundur zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Kjo ka nxitur Ambasadën e SHBA-së dhe delegacionin e BE-së të reagojë duke u shprehur qartë se konfliktet brenda një partie nuk mund të mbajnë peng funksionimin e institucioneve demokratike. SHBA deklaron se nuk ndërhyn në zgjedhjet e brendshme brenda një partie por se mbetet e palëkundur për të mos bashkëpunuar me Berishën që e shpalli nongrata.