Muffins me perime nga zonja Vjollca

13 Prill 2020, 14:01 | Përditesimi i fundit: 2020-04-14 11:11:20

Muffins me perime

Përbërësit:

4 vezë

80 ml vaj

125 gr kos (1 gotë e vogël)

2 lugë gjelle djathë parmixhan i grirë

Kripë

2 lugë gjelle niseshte patateje

250 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

1 kungull i njomë

4 domate qershi

10 ullinj jeshil

2 lugë gjelle kaçkavall në fije

12 forma muffins

Përgatitja:

Në një tas vendosim 4 vezë të plota, i përziejmë mirë.

Shtojmë 80 ml vaj, 125 gr kos, i përziejmë përsëri. Shtojmë 30 gr parmixhan, pak kripë, nisheshten e patatet dhe përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. Më pas shtojmë 250 gr miell dhe pluhurin pjekës.

E përziejmë sa të na formohet një brum i derdhur, por jo i hollë.

Presim në fije ose në rende një kungull të njomë ndërsa domatet qershi i presim në katër pjesë secilën. Ullinjtë i presim në unaza.

Vendosim format në një tepsi kapaku, i mbushim ato ¾ e kupëa dhe sipër vendosim te disa kunguj, te disa katër copa domate e te disa të tjera uullinj në rrathë. Por mund ta bëni edhe vetëm me djathë kaçkavall që shkrin. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta