Musaka me lulelakër nga zonja Vjollca

15 Shkurt, 10:54 | Përditesimi i fundit: 2021-02-15 11:06:06

Musaka me lulelakër

Përbërësit:

1 kg lulelakër

2 karrota

2 thelpinj hudhra

1 qepë

250 gr mish I grirë

1 lugë gjelle salcë domate

2 speca jeshil

2 gota ujë të valuar

kripë dhe piper të zi

1 lugë kafe kumin

majdanoz të grirë

limon për servirje

Përgatitja:

Presim lulelaakrën në boçe të vogla, e shpëljmë dhe e vendosim në ujë të valuar me kripë dhe lëng limoni për 3 minuta e kullojmë dhe e vendosim në një tavë të lyer me vaj ulliri duke e niveluar në të gjtihë sipërfaqen. Në një tigan të thellë ngrohim 4 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim karrotat të prera në gjysmërrathë për 2-3 minuta. Shtojmë hudhrat të grira hollë dhe i përziejmë për 3 minuta. Shtojmë qepën të grirë hollë dhe i përziejmë sëbashku për 3 minuta duke shtuar më pas mishin e grirë i kaurdisim deri sa mishi të ndryshojë ngjyrë, salcën, specat të prera në copa të vogla i përziejmë për 2 minuta dhe shtojmë 2 gota ujë të valuar, kripë, piper të zi shtojmë dhe kumin e lëmë të ziejë për 5 minuta dhe e shtojmë në tavën ku kemi shtruar lulelakrën e mbulojmë me kimën të gjithë sipërfaqen dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20-25 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e spërkatim me majdanoz. E servirim me 1 gotë limon.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha