Musaka me patate dhe kungull nga zonja Vjollca

11 Maj 2020, 11:29

Musaka me patate dhe kungull 2 qepë 2 thelpinj hudhra 400 gr mish i grirë 1 filxhan kafe pure domate 400 gr domate Rigon 800 gr patate 600 gr kungull i njomë 1 tufë majdanoz Kripë dhe piper i zi 200 gr djathë i bardhë Vaj ulliri Beshameli: 40 gr gjalp 40 gr miell 400 gr qumësht Arrëmoskat

Fillimisht presim dhe qërojmë patatet në feta të holla. I vendosim njëra pas tjetrës në nje tepsi ku shtrojmë letër pjekje, i spërkasim me pak vaj ulliri (3 lugë gjelle) dhe i vendosim në furrë në temperaturë 220 gradë Celsius për 10 minuta. Pasi i nxjerrim nga furra, i spërkasim pak me kripë. Ndërkohë qepën të prerë në kubikë të vegjël e kaurdisim së bashku me hudhrat dhe pak vaj ulliri, i përziejmë për 3 minuta duke shtuar mishin e grirë, i përziejmë së bashku derisa mishi të skuqet, shtojmë salcën e domates dhe më pas domaten e qëruar, shtojmë rigon dhe i lëmë të ziejë dhe 10 minuta. Ndërkohë pastrojmë kungujt dhe i presim në feta. Shtojmë majdanozin në tiganin me kimë. Rregullojmë shijen e kimës me kripë dhe piper të zi dhe shtojmë 2 lugë gjelle lëng limoni. Në një tepsi të lyer me pak vaj vendosim si bazë fetat me patate, vendosim mbi patatet, mbi patatet shtojmë kimën dhe kimën e mbulojmë me fetat e kungullit. Shtojmë djathin e thërrmuar, sërish patate dhe pak salcë. Shkrijmë gjalpin, kaurdisim miellin dhe qumështin, e lëmë të ziejë, shtojmë kripë dhe arrëmoskat dhe më pas mbuloë shtresën e fundit të patates me salcën e beshamelit. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 40 minuta.