Ndërtim pallatesh, shitje fiktive disa herë... në fund paguanin bosët e inceneratorëve! SPAK: Si i përfitoi Arben Ahmetaj 4 apartamentet e sekuestruara dje

19 Korrik 2023, 15:43

4 apartamentet e sekuestruara këtë të martë, Prokuroria e Posaçme i konsideron si pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme nga Arben Ahmetaj, përmes shitjeve fiktive dhe parave të dhëna nga Mirel Mërtiri e Klodjan Zoto. Në relacionin për Kuvendin SPAK tregon skemën e përdorur, me investimet në ndërtim nga ana e Ahmetajt përmes ish gruas Mançka e deri te shitjet fiktive disa herë.