Ndoka në Report TV: Votat e mia në Shkodër u vodhën nga PD! Basha fushatë individuale, i përjashtoi aleatët! S'na vuri në dijeni për grupin e mbrojtjes së votës

4 Maj 2021, 14:42

Një nga motivet kryesore për humbjen e opozitës, deri në kufijtë e një gafe të pafalshme,  kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka vlerësuar se ka qenë mungesa e komunikimit të kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët. Mosbashkëpunimi në këto zgjedhje ka arritur deri aty sa PD-ja nuk i kishte informuar për ngritjen e grupit për mbrojtjen e votës. Kjo sepse, sipas Ndokës, Basha kaloi në "vetëkënaqësi" duke bërë një fushatë elektorale individuale, që i përjashtoi aleatët. Ai është i bindur se nëse opozita do të kishte dalë me një listë, do i kishin fituar zgjedhjet, edhe nëse mazhoranca do i kishte blerë votat.