Ndreu: Hotelet që s’kanë stacione, s’do vendosin shezlongë! Kryeministri ma përmend shpesh ‘njollën e policit’

23 Mars, 11:47

Pjerin Nderu Kryetari i Bashkisë së Lezhës në një takim në Vlorë të organizuar nga Kryeministri me turoperatorët vlonjatë dhe kryebashkiakët e zonave bregdetare. Ndreu tha se bashkia e Lezhës ka ndërmarrë një iniciativë të miratuar në Këshilli Bashkiak, që ato hotele që nuk kanë stacion nuk mund të vendosin shezlonge.

Sipas kryebashkiakut kjo mund të ndodh nëse ata paguajnë taksën e vendosur nga bashkia.

Ndreu: Është një histori komplet tjetër e mënyrës së menaxhimit, duhet punë. Nuk është e lehtë për ta marrë përsipër si sipërmarrje. Na duhet edhe një alternim me task-forcat dhe me Policinë e Shtetit. Ka akoma: “Hë mo, njerëz që e rregullojnë… Hë mo, se do e bëjnë.” Unë mendoj që edhe për shkak të asaj që thotë Kryeministri, “njolla e policit”. Mendoj që duhet ta bëjmë edhe me forcën e ligjit, që përveç hotelerive, ata që nuk kanë stacion plazhi, nuk duhet të lejohen më.

Nëse ne duhet të marrim një qira që e kemi përcaktuar, 30 mijë lekë të vjetra në sezon për çiftin e shezlloneve, e kemi kaluar edhe në këshill, dhe sivjet është një test. Jam i bindur se do ta kapërcejmë.

H.K/Shqiptarja.com