Ndue Zef Ndreca, 27 vitet e burgut të një mësuesi

20 Korrik 2021, 09:34

Ndue Zef Ndreca ishte mësues, por fakti që ishte nipi i kapidanit të Miditës mjaftonte për ta venënë pas hekurave që në ditët e para të regjimit komunist. Mbi 27 vite të jetës së tij, ai i ka kaluar në burg. Dalina e shoqja, kishte kalur veç 2 javë nuse në shtëpinë e tij, kur e arrestuan, pasi ai ishte arratis në mal, e prej asaj dite nuk e pa për shumë kohë të shoqin. Do të ritakoheshin vetëm pasi ai të dilte nga burgu i parë në vitin 1951dhe pas 17 viteve jetë së bashku, kur do të lindnin të gjithë fëmijët njëri pas tjetrit, Dalina dhe djemtë e saj do e shihnin Nduen, për vite me rradhë, vetëm pas hekurave të burgut, deri në vitin 1991...