Në garë për bashkinë e Mirditës, kandidati i Berishës dhe Metës, Albert Melyshi: Bashkia do i rikthehet shërbimit ndaj qytetarëve

12 Maj 2023, 12:14

Në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati i koalicionit të Berishës dhe Metës, Albert Melyshi ka zhvilluar një takim me banorët në Rrëshen.

Në fjalën e tij për banorët e këtij komuniteti, Melyshi tha se punët që nuk janë bërë për 8 vite nuk mund të bëhen në fund të mandatit, duke i vënë theksin se qeveria qëndrore dhe vendore vihen në lëvizje vetëm kur kanë interes për të marrë votat.

Ndaj me 14-maj, ai u zotua se bashkia do i rikthehet shërbimit ndaj qytetareve, për të plotësuar nevojat e tyre.

Në takimin e tij përmbyllës në Rrëshen, Melyshi shoqërohej nga drejtuesja politike e opozitës për qarkun e Lezhës Jozefina Topalli, e cila tha se Albert Melyshi është përfaqësimi më dinjitoz i Mirditës në krye të bashkisë pas 14-majit.