Në garë për bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni: Do përdorim çdo hapësire për të ndaluar ndotjen nga fabrika e mbetjeve shtazore

9 Maj 2023, 09:44

Si kryebashkiak pas 14 Majit, do të përdorë çdo hapësirë ligjore dhe mekanizëm kushtetues, për të ndaluar ndotjen dhe rrezikun e mëtejshëm për qindra familje nga fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore.” Ky ishte zotimi i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni gjatë një takimi në formën e protestës me banoret e lagjes "Skëndërbeg" dhe "Demokracia" të cilët preken nga ndotja.