Në KQZ hidhet shorti për fletën e votimit për partitë, koalicioni Berisha-Meta renditet i pari, PS e dyta! PD e Alibeajt në pozicionin e 9

13 Prill 2023, 13:47 | Përditesimi i fundit: 2023-04-13 19:04:37

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është duke u hedhur në këto momente shorti për renditjen në fletën e votimi për Këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit. Të parat që u shortuan ishin tre subjektet zgjedhore, që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki, si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste.