Në Kuvend votohej arrestimi, reagon Arben Ahmetaj: Luigjit XVI iu dha 4 ditë kohë para se t'i pritej koka, mua as 24 orë! Dikush më tha 'të duan në burg'

14 Korrik 2023, 12:27

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka konfirmuar së nuk do të vijë në Shqipëri për t’u përballuar me drejtësinë, të paktën për momentin. Ahmetaj ka mohuar akuzat e SPAK ndaj tij, ndërkohë që thotë se e kanë kërcënuar, teksa përmend se dikush i kishte thënë ‘të duan në burg vëlla’.