Në prill u rritën hyrjet e shtetasve të huaj, Zak Topuzi: Shpresojmë që të mbërrijnë 3 mln turistë

26 Maj 2021, 14:33

Turizmi po fillon që të gjallërohet me shpejtësi pas humbjeve që u shënuan nga pandemia e COVID. Sipas të dhënave nga INSTAT hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur shpejtësi në prill, ku ndikimin kryesor e ka dhënë Kosova, por gjithsesi mbeten 41% më pak se në prillin e 2019-s, përpara krizës së pandemisë. Kryetari i ‘Shoqatës Shqiptare të Turizmit’, Zak Topuzi gjatë një interviste për Report Tv, tha se falë masave dhe përmirësimit të situatës së pandemisë në vend do të jetë një turizëm më i mirë se viti i vjetshëm. Topuzi tha se shpreson që këtë vit të mbërrijnë në vendin tonë 3 mln turistë. Topuzi nënvizoi se turizmi kryesor do të jenë turistë nga Kosova, por sipas tij qeveria duhet të synojë edhe tek turizmi elitar.Mendojmë se do jetë një turizëm falë masave dhe përmirësimeve të situatës së pandemisë për Shqipërinë, më i mirë se viti i vjetshëm. Turizmi kryesor do të jetë turizmi i Kosovës. Shqiptarët për nga pamundësia për të lëvizur jashtë i janë kthyer Shqipërisë dhe Kosova ka eksploruara Shqipërinë, kjo ka bërë që shumë hotele të përdorin paketa për turistë nga Kosova dhe nga Shqipëria. Kjo është një praktikë e re, tani kemi një turizëm fundjave vërtet i mbush hotelet, por janë sërish të vështirësi. Hotelet të krijojnë paketa të ndryshme. Turistët e Kosovës janë turistë më potencial për momentin, shpresojmë që të mbeten të kënaqur dhe të zbulojnë zona të reja. Kjo e ndihmoi Shqipërinë në këtë situatë të vështirë, hapja e kufijve nuk është e favorshme për Shqipërinë, pasi pjesa e turizmit elitar në Kosovë mund të eksplorojë Rajonin. Shqipëria duhet të përdorë politika që të shfrytëzojë potencialin e turistëve elitar. Pavarësisht nga dëshira urojmë që të kapim shifrën e 3 mln turistëve. ‘- tha Topuzi.