Është nënshkruar këtë të martë marrëveshja mes Fincanterit, kompanisë së prodhimit të anijeve me bazë në Itali, dhe KAYO-s, kompanisë shtetërore për sigurinë, që do përfshijë prodhim anijesh, si për nevojat e flotës shqiptare, ashtu edhe në të ardhmen për mundësitë e esksportit.
Në praninë e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologut italian të këtij të fundit, Guido Crosetto, u firmos edhe Letra e Mirëkuptimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese "Libra" në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.
Crosetto, në fjalën e tij pas nënshkrimit të dy dokumenteve të mësperme tha se raportet mes Shqipërisë dhe Italisë janë në një fazë shumë pozitive dhe ndërvepruese, e cila do të rritet vazhdimisht, në disa fusha.



















