Në 'skaner' bujqësia, Rama mbledh në Cërrik ministrat, kryebashkiakët e fermerët

2 Korrik, 13:31 | Përditesimi: 2 Korrik, 13:31

CËRRIK- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Cërrik, ku po zhvillon një takim me fokus bujqësinë. Në fokus të takimit është sektori i bujqësisë, sfidat arritjet dhe si do financohet sektori i bujqësisë duke iu përgjigjur zhvillimeve ekonomike dhe bumit turistik.

Në takim e pranishme ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, si edhe ai i financave, Petrit Malaj, por edhe fermerë e sipërmarrës

Takimi do të zgjasë 2 ditë, sot dhe nesër, dhe është i organizuar si një diskutim mbi sektorin e bujqësisë. Që nga mbështetje financiare që merr nga buxheti i shtetit, mundësitë për të rritur financimin, skemat kombëtare dhe si mund të rishikohen për të qenë sa më mbështetëse e deri tek masat e marra për IPARD, që të riaktivizohen fondet.

I.M/Shqiptarja.com