Nënkomisari në Durrës u vetëvra pas pezullimit nga detyra, Balla: Kemi bërë të gjitha verifikimet, policia e detyruar të zbatojë një vendim gjykate

29 Janar, 21:20

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ngushëlloi familjen e nënkomisarit, Arben Pjeçi, i cili vrau veten në Komisariatin e Durrësit disa ditë më parë. Balla nënvizoi se, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë po bën verifikimet e veta dhe AMP po bën verifikimet e veta për këtë ngjarje.