Kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat me një sipërmarrës që i kërkoi ndërhyrje në bujqësi.
Sipërmarrësi tha se duhet që shteti të krijojë një kalendar produktesh, ndërsa kreu i qeverisë i shtoi me shaka se “socialist jam por jo kaq i thekur sa të mendoj se shteti mund të zgjidhë gjithë problemet e këtij dynjallëku.”
Pjesë nga diskutimi:
Sipërmarrësi: Ju e subvenciononi bujqësinë por në të vërtetë kemi nevojë për produkte edhe në shtator dhe tetor. Duhet një kalendar produktesh. Ne që jemi në sektorin e turizmit nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë, pra duhet një kalendar që rregullohet nga shteti, rregullim të produkteve në treg.
Rama: Socialist jam por jo kaq i thekur sa të mendoj se shteti mund të zgjidhë gjithë problemet e këtij dynjallëku.
Sipërmarrësi: Kryeministër ne kemi një fat të madh që ke një kry ndryshe prej të tjerëve. Nëse nuk e bën ti, nuk e bëjnë kush hiç. Vendosi gjërat në shina që t’i gjejnë gati. Po nuk e bëre ti. Nuk ta them për kompliment.
Rama: Edhe kur të bën kompliment duket sikur të vë para, boll o burrë se na mbyte.