Nesër mbahet mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverive Shqipëri-Mali i Zi, deklaratë e përbashkët dhe 10 marrëveshjet që pritet të miratohen

26 Shkurt 2023, 13:13

Ditën e nesërme në Podgoricë do të mbahet mbledhja e dytë e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve. Mes dy qeverive pritet të nënshkruhen disa marrëveshje ndërshtetërore.