Nesër seanca maratonë më shumë se 25 orë, Rama prezanton programin qeverisës, çdo deputet nga 10 minuta kohë (Ministrat votëbesim e betim)

17 Shtator 2025, 16:58 | Përditesimi: 17 Shtator 2025, 16:58

Të enjten kryeministri Rama do t’i paraqesë Kuvendit të Shqipërisë programin e tij qeverisës për mandatin e katërt. Seanca maratonë do të zgjasë dy ditë, më shumë se 25 orë pasi çdo deputet do të ketë të drejtë të flasë 10 minuta përveç Kryeministrit dhe kreut të opozitës pa limit. Në fund pritet votëbesimi i kreut të qeverisë dhe ministrave të tij.

    r.k./Shqiptarja.com