Nesër seanca për aferën 'Partizani'/ Pas 5 muajsh zvarritje, më në fund pritet të vendoset nëse Berisha dhe Malltezi do kalojnë për gjykim

3 Prill 2025, 18:48 | Përditesimi: 3 Prill 2025, 18:48

Nesër mbahet seanca paraprake për aferën Partizani. Gjyqtarja Davidhi më në fund do të vendosë nëse kalon ose jo për gjykim dosja me të pandehur ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerë. Seancat paraprake janë shtyrë për 5 muaj, ndërsa vendimi për kalim në gjyq themeli do të ishte përballja e vërtetë e Berishës e Malltezit me drejtësinë.

r.k./Shqiptarja.com