Nga 1 Prilli rriten pagat policëve bashkiakë të Tiranës! Veliaj: Janë të parët kudo, edhe aty ku humbet një fëmijë, por janë të fundit që shpërblehen

17 Mars 2023, 21:55

Nga data 1 Prill do të rriten pagat e të gjithë policëve bashkiakë të Tiranës. Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Ai vlerësoi punën e uniformave të Policisë Bashkiake, të cilët tha Veliaj vetëm gjatë ditës së verës arritën të gjejnë 2 fëmijë të humbur në Tiranë të cilët më pas i bashkuan me prindërit e tyre.