Nga aksidenti në rekordet 'Guinnes' - Historia e paraplegjikut që frymëzon njerëzit

11 Tetor 2018, 15:47 | Përditesimi i fundit: 2018-10-11 15:47:49

Nga karrigia me rrota në Rekordet Guiness. Është kjo historia e Haki Dokut, me origjinë nga Kruja i cili me vullnetin e tij , sfidën që hasi në jetë e ka kthyer në mundësi. Duke punuar si shumë shqiptarë të tjerë, papritur Hakiu rrëshqet nga kati i tretë i një ndërtese, aksident i cili e privoi edhe nga mundësia për të lëvizur. Ai përpiqet të mos e mendojë ditën e aksidentit, e cila i duket sa e largët, aq edhe e afërt.


Viti 1997 është shumë i largët për mua, por është dhe shumë e afërt. Nuk e mendoj shumë , sepse duke menduar shumë është negativitet dhe jo pozitivitet. Ka qenë shumë shumë e vështirë. Si çdo njeri që pëson një aksident, sigurisht nuk është i lumtur. Vështirësitë e mia kanë qenë shumë të mëdha sepse kam qenë në Itali, larg familjes.Me thënë të drejtën kam qenë shumë i mbajtur afër nga shumë partnerë që ishin në Milano. Kështu që arrita të kaloj çastet më të vështira të aksidentit. Vitin e parë e kam kaluar duke bërë rehabilitime, nëpër spitale të ndryshme , kështu kalova fazën më kryesore që ishte drama e aksidentit.

Haki Doku, paraatlet

Hakiu i tregon të vështira momentet e para kur mëson se këmbët nuk i përgjigjeshin më , e se jeta e tij tashmë do të ndryshonte faqe. 

Pas 8 muajsh mora përgjigjen nga mjeku që unë nuk do të ecja më me këmbë. Pak a shumë e dija që nuk do të ecja, sepse e kuptoja gjendjen time, por nuk kisha mënyra të tjera. E pranova, e futa në trurin tim, në psikologjinë time që edhe me rrota njeriu mund të jetojë. Nuk e dija si do jetoja sepse nuk isha akoma në praktikë, por fillova ta provoj.

Programe të tjera

Shiko të gjitha