Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Biskotat e Pashkës / Tavë me spinaq, vezë dhe djathë / Supë magjerica.
Sot ndalemi te një nga ushqimet më të përfolura për vlerat e tij ushqyese: sardelet. Të vogla në pamje, por të pasura në përbërje, ato shpesh konsiderohen si një “superushqim” falë proteinave cilësore, acideve yndyrore omega-3 dhe përmbajtjes së lartë të vitaminave dhe mineraleve. Por sa të shëndetshme janë në të vërtetë? Së bashku me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, do të zbërthejmë në “Rreze Dielli” të gjitha dilemat që lidhen me këtë ushqim: a ka dallim mes sardeleve të freskëta dhe atyre në konservë? Sa shpesh duhet t’i përfshijmë në dietën tonë? A është e vërtetë që janë një burim i mirë kalciumi, sidomos kur konsumohen me hala? Dhe çfarë ndodh me personat që kanë kolesterol të lartë, duhet t’i konsumojnë apo t’i shmangin? Po ashtu, do të ndalemi edhe te shqetësimet që lidhen me përmbajtjen e mundshme të metaleve të rënda si merkuri, si dhe te ndikimi i kripës dhe vajit në sardele të konservuara.
Shpesh kur flasim për shëndetin, përqendrohemi te kalciumi, hekuri apo magnezi, por harrojmë një grup mineralesh po aq të rëndësishme, edhe pse më pak të njohura. Këto janë mikroelementet “heronjtë e heshtur” që ndikojnë drejtpërdrejt në energjinë tonë, balancën hormonale, funksionimin e sistemit nervor dhe madje edhe në procesin e plakjes së qelizave. Sot, së bashku me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, do të ndalemi pikërisht te këto elemente të padukshme për syrin, por thelbësore për organizmin: bori, molibdeni, vanadiumi, litiumi, silici, stronciumi, germaniumi dhe kobalti. Çfarë roli luajnë në trupin tonë? Si i marrim në mënyrë natyrale? Dhe a është e mundur që të kemi mungesë të tyre pa e kuptuar? Do të zbulojmë gjithashtu pse këto quhen “mikroelemente”, cilat janë ato që njerëzit më shpesh i neglizhojnë dhe nëse dieta moderne po na privon gradualisht nga këto minerale jetike. Një diskutim që hap një këndvështrim të ri mbi ushqimin dhe shëndetin tonë të përditshëm.




















