Nga koma në psikiatri/ 'Pa Gjurmë' gjen në Angli 42-vjeçarin nga Kavaja

19 Mars 2019, 22:01

Pjesa e Dytë DT 19 Mars Emisioni 'Pa Gjurmë' arriti mbrëmjen e sotme që të zbulojë vendndodhjen e Flamur Elezit 42-vjeç nga Kavaja.

Bashkëpunëtorja e emisionit në Angli arriti që të komunikonte me Elezin, ndërsa mësohet se ai ndodhet në spital në psikiatri në Manchester.

 Ai është paraqitur si shqiptar i Kosovës në vitin 2012. Flamur Elezi qëndroi një vit në gjendje kome pas aksidentit, që e la me pasoja të rënda.