Nga transporti te shpallja muze e burgut 313, programi i PD-së për zgjedhjet e 14 majit

16 Prill 2023, 15:42

PD me kandidat për zgjedhjet e 14 majit, Roland Bejkon ka ndarë programin e PD-së për zgjedhjet e 14 majit.

  • 1.       Arsimi para universitar. Hartë shkollore profesionale sipas parimit: Shkollë jo më tepër se 15 minuta larg.
  • 2.       Arsimi i lartë, Tirana do të jetë qyteti miqësor i studentëve. Do krijohet infrastrukture pë të pritur deri në 250 mijë studentë deri në 2030.
  • 3.       Arti. Zero taksë bashkiake për organizatat artistike të pavarura.
  • 4.       Bujqësia. Ç’ monopolizim i tregut ushqimor. Hapja e 5 tregjeve në pikat hyrëse të Tiranës dhe promovim i provimit vendas.
  • 5.       Ekonomia. Tre zona të lira ekonomie në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Rinasit për fuqizimin e ekonomisë së Tiranës. Do ketë statut të posaçëm për menaxhimin e Tiranës.
  • 6.       Shpallja muze te burgu i 313. Vila 31 e Enver Hoxhës do rtë shpallet qendër edukimi dhe informimi për kujtesën
  • 7.       Mjedisi. Adoptim i normave evropiane mjedisore mbi ndotjen e ajrit dhe ujit. Sepse sot norma ekzistojnë por si respektojnë.
  • 8.       Strehimi. Luftë çmimeve të larta të banesave, ulje e taksës lokale nga 12% në 5% ndaj ndërtuesit.
  • 9.       Shëndetësia. Kujdesi shëndetësor jo më larg se 15 minuta nga banesa e qytetarit. Ri konceptim shërbimit spitalor.
  • 10.   Taksa për të gjithë por të ulëta. Përgjysmim me 15% të taksave aktuale. Eliminim i gjysmës së tarifave dhe ulje të informalitetit.
  • 11.   5 vite zero taksa ndaj sipërmarrësve turistikë.
  • 12.   Transporti. Pikë e ndjeshme tek qytetarët dhe do trajtohet me kujdes për shkak të premtimeve futuriste. Biletë unike elektronike, pra s’ka radhë. Do kenë mundësi të lëviznin në të gjitha akset e transportit në Tiranë. 5 parkime të mëdha publike në hyrje të Tiranës, mbi dhe nën tokësore. Kur të hyjnë në Tiranë të shfrytëzojnë shërbimin e përmirësuar publik.
  • 13.   Territori. Do të bëhet zonim i Tiranës, rekreativë, industriale dhe sportive. Jemi për një Tiranë policentrike dhe të ndërtuar horizontale;
  • 14.   Subvencionim  dhe abonime për aktivitetet sportive, e mundur për të gjithë qytetarët.