Nis faza e parë e shërbimeve në Spitalin Rajonal të Fierit, Rama: Do jetë si një qendër e transferimit të dijes

31 Maj 2021, 16:41 | Përditesimi: 31 Maj 2021, 18:28

Spitali Rajonal i Fierit ka nisur fazën e parë të shërbimeve. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, inspektuan sot ambientet e spitalit, ndërsa komunikuan edhe me pacientët e shtruar, të cilët u shprehen të kënaqur për kushtet dhe cilësinë e shërbimit nga stafi mjekësor, i përbërë nga mjekë turq dhe shqiptarë.

Duke iu drejtuar mjekëve turq, Rama tha se misioni i tyre në Spitalin Rajonal të Fierit do të jetë i dyfishtë pasi, përveç shërbimit, ata do t’i përcjellin kolegëve shqiptarë edhe dijet e tyre. Sipas Ramës, ky spital do të shërbejë edhe si qendër transferimi i dijes për spitalet e tjera në vend.

b.ha./Shqiptarja.com